Bota

Edhe Shtëpia e Bardhë po punon për një “pasaportë vaksinimi”

Administrata e presidentit Joe Biden, ashtu siç është duke bërë tashmë Bashkimi Europian, po punon për zhvillimin e një “pasaporte vaksinimi”, e cila do të lejojë amerikanët të provojnë se janë vaksinuar.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Washington Post”, e cila citon disa burime, sipas të cilave pasaporta do të jetë falas dhe e disponueshme në formën e një aplikacioni për celularin.

Ata që nuk kanë një “smartphone”, s’do të jenë në gjendje të shtypin dokumentin.

Në thelb, do të jetë një aplikacion, i zhvilluar me kompani private, i cili do t’iu ofrojë përdoruesve një bar kod lehtësisht të skanueshëm për t’u përpjekur të kthehen në normalitet gjatë verës, siç premtoi Joe Biden.

Një numër në rritje i ndërmarrjeve, nga ato të lundrimit te kompanitë sportive, kanë njoftuar tashmë se do të kërkojnë një test vaksinimi përpara se të hapin dyert e tyre.

Një nga problemet më të mëdha, me të cilat përballet Shtëpia e Bardhë, janë iniciativat e shumta të ngjashme që ndodhin, të tilla si ato në Nju Jork.

Kësaj i shtohen edhe shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë