Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me listimin e kandidatëve për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, i cili është renditur në vend të 23 në qarkun e Tiranës.
Ish-ministri i Brendshëm ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se ka pranuar sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, duke e konsideruar si një detyrë ndaj qytetarëve dhe si një parim për t’i shkuar deri në fund reformës në drejtësi.
“Kam nderin si socialist që më 25 prill të kem mundësinë e ballafaqimit me qytetarët, maksimalizimin e votëbesimit dhe vijimin e mëtejshëm të përpjekjeve tona për përshpejtimin e proceseve të ndryshimit,” ka shkruar ai.
Deputeti shkruan më tej se betejat e PS janë për fuqizimin e shtetit dhe se nuk mund të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë.
Xhafaj shkruan se opozita duhet të çlirohet nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral dhe se PS duhet të përmbyllë reformën në drejtësi, në të cilën ai ishte një nga nismëtarët.
“Të gjitha betejat tona për fuqizimin e shtetit të së drejtës gjenden në një moment përcaktues: Ose do të përmbyllim së bashku të gjithë atë çka kemi nisur me aq mund e sakrifica …Ose do të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë, fillimisht kanë nevojë të çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral”, vijon Xhafaj.
“Lipset që bashkërisht të shtojmë të gjitha forcat për ta çuar me vendosmëri përpara luftën tonë si detyrim kyç ndaj qytetarëve që meritojnë drejtësinë e re, barazinë para ligjit, ndëshkim të korrupsionit, dhe të ardhme më të mirë për fëmijët, të rinjtë e të rejat.
Me bindje dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë tek unë, do vijoj më tej punën me forcë e kurajo të plotë. Çdo energji do ta shpenzoj për borxhin e pashlyeshëm të besimit që kam marrë nga çdo socialist dhe qytetar të ndershëm që s’ma ka kursyer kurrë mbështetjen edhe në ditët më të vështira”, shkruan deputeti socialist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje