Vizita e parë e zyrtare në një vend tjetër e Edi Ramës si Kryeministër i mandatuar për herë të tretë radhazi për të qeverisur Shqipërinë do të jetë në Kosovë.
Rama i është përgjigjur pozitivisht një ftese të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Ftesa e Albin Kurtit u bë bashkë me letrën e urimit me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe votimit të saj në Kuvend.
“Mandati juaj i tretë vjen në një kohë me plot sfida. Përballja me COVID-19, rimëkëmbja e ngritja ekonomike dhe zhvillimi e konsolidimi i institucioneve demokratike janë vetëm disa nga sfidat të cilat kërkojnë angazhimin tuaj maksimal. Sfida këto në të cilat, Republika e Shqipërisë mund të llogarisë në mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, shkruan Kurti.
Vizita mund të shërbeje për dy kryeministrat që të sheshojnë disa mosmarrëveshje që kanë në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur, që në Prishtinë kundërshtohet, ndërsa në Tiranë promovohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje