Politike

Edi Rama për France24: Statusi i kandidatit në BE është një lloj pilule kundër depresionit

Në një intervistë për France24, Edi Rama ka deklaruar se nuk është Shqipëria ajo që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së por është ngadalësuar BE-ja drejt së ardhmes së saj.

Rama tha se nuk është i acaruar më shumë sesa i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Rama vazhdoi duke e përshkruar statusin e kandidatit në BE si “një lloj pilula antidepresive” për të rritur moralin e vendeve.

Ai foli edhe për ukrainën duke thënë se e sheh të drejtë të ndihmojë një vend në atë gjendje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë