Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramado takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Sotrz, në Lituani, pak para samitit të NATO-s që pritet të mbahet aty.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, Mitsotakis pritet të ngrejë çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, nga autoritetet shqiptare.
Konkretisht, siç njofton Pallati Maximou, të martën, kryeministri do të ketë takime dypalëshe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku pritet të ngrihet edhe çështja e ndalimit të Fredi Beleris nga autoritetet shqiptare.
Mediat greke bëjnë gjithashtu të ditur se në qendër të vëmendjes është takimi që kryeministri grek do të ketë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën.
Mësohet gjithashtu se përveç këtij takimi, i cili është një “dritare” mundësie për rifillimin e marrëdhënieve Greqi-Turqi, kryeministri grek do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme me liderë të huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje