Kristiano Ronaldo, Mesi, Levandovski dhe Salah, por edhe shumë emra të tjerë, si Kanavaro, Bekham, Bufon, Xherard, Ksavi dhe Toti. Janë kandidatët e edicionit vjetor që zhvillohet në Dubai, “Globe Soccer Awards”, ku më 27 dhjetor, për herë të parë në këtë edicion do të jepet edhe çmimi i “lojtarit të shekullit”.
“Dubai Sports Council” dhe “Globe Soccer Awards” kanë forcuar së fundi lidhjen e tyre 12-vjeçare dhe së bashku kanë organizuar një edicion special në “Armani Hotel”, që gjendet në ndërtesën më të lartë në botë. “Dubai Globe Soccer Awards” i këtij viti nuk do të evidentojë vetëm talentet e 2020-ës, por edhe lojtarë, klube, trajnerë dhe agjentë të 20 viteve të fundit. Për herë të parë, 4 nga çmimet do t’u referohen sezoneve nga 2001-2020. Bëhet fjalë për një edicion unik, ku do të vlerësohen më të mirët e shekullit.

Kristiano Ronaldo është nominuar si për “lojtarin e shekullit”, ashtu edhe për më të mirin e vitit 2020. E njëjta gjë vlen edhe për yllin e Barcelonës, Lionel Mesi. Pas një sezoni impresionues, të kurorëzuar me fitimin e Ligës së Kampionëve me Bajernin, Robert Levandovski është kandidat kryesor për lojtarin më të mirë të 2020-ës, bashkë me yllin egjiptian, Mohamed Salah, i cili ka fituar titullin në Angli me Liverpulin.
Fituesit do të zgjidhen nga fansat dhe nga juria e “Globe Soccer”, një grup ekspertësh lider në këtë sektor. Publiku mund të votojë te “vote.globesoccer.com”, duke filluar që sot, për kandidatin e preferuar të çdo kategorie. Finalistët do të shpallen në fillim të dhjetorit. Në listën e kandidatëve për “lojtarin e shekullit” ka emra të jashtëzakonshëm, si Bekham, Mesi, Nejmar, Kristiano Ronaldo, Salah. Kandidatë për “klubin e shekullit” janë Barcelona, Mançester Junajtid dhe Real Madrid.
Lista e kandidatëve për çdo kategori
Lojtari i shekullit 2001-2020
Andrea Pirlo, Andrij Shevçenko, Andres Injesta, Arjen Roben, Kristiano Ronaldo, Devid Bekham, Fabio Kanavaro, Françesko Toti, Frenk Lampard, Xhanluixhi Bufon, Iker Kasilas, Kaká, Kilian Mbape, Lionel Mesi, Luis Figo, Luka Modriç, Manuel Nojer, Mohamed Salah, Nejmar, Filip Lahm, Robert Levandovski, Ronaldinjo, Ronaldo, Serxho Ramos, Stiven Xherrard, Ksavi, Zllatan Ibrahimoviç, Zinedin Zidan.
Trajneri i shekullit 2001-2020
Aleks Ferguson, Karlo Ançeloti, Didier Deshamp, Joakim Lëv, Zhoze Mourinjo, Josep Guardiola, Luiz Felipe Skolari, Marçelo Lipi, Visente Del Boske, Zinedin Zidan.
Klubi i shekullit 2001-2020
Al Ahli, Barcelona, Bajern Myniho, Juventus, Liverpul, Mançester Junajtid, Paris S.Zhermein, Real Madrid.
Agjenti i shekullit 2001-2020
Xhovani Brankini, Xhonatan Barnet, Horge Mendes, Mino Raiola, Pini Zahavi.
Lojtari i vitit 2020
Çiro Imobile, Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Lionel Mesi, Markuinjos, Robert Levandovski, Sadio Mane, Serge Gnabri.
Klubi i vitit 2020
Bayern Mynih, Juventus, Liverpul, Paris S.Zhermein, Real Madrid, Sevelja
Trajneri i vitit
Xhan Piero Gasperini, Hans Dieter Flik, Julien Lopetegui, Jurgen Klop, Tomas Tuhel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje