Politike

Edvar Kodheli prezanton kandidaturën për primaret e Fierit: S’ka më kohë për spektator  

Evdar Kodheli prezantoi të hënën kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier.

“Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarrjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurrenca e lire, e cila siguron transparence, meritokraci dhe hierarki.

Kam vendosur të kandidoj i sigurt se: Nuk ka më kohë për këdo që e do Atdheun, e do Shqipërinë. Nuk ka më kohë të  mendohemi  se  mbase  ndryshimi  vjen  vetë. Nuk ka më kohë të bëjmë spektatorin. Nuk  ka më kohë të lejojmë të kapemi nga politika e korruptuar. Nuk ka më kohë të drejtohemi  nga pa-aftësia, neglizhenca, korrupsioni, dhe arroganca. Nuk ka më kohë të vazhdojë hemoragjia e largimit të të rinjve, zhvlerësimi i pedagogëve, mjekëve, apo  çdo profesioni të lirë…”, tha ai.

Kodheli nuk vjen nga strukturat partiake. Ai sqaroi gjatë fjalës së tij prezantuese se ai është një përkrahës i PD  

“Si përkrahës i Partisë Demokratike, si njeri i lire dhe pa paragjykime,  apo  i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat në Primaret që organizon Partia Demokratike për Kryetarin e Bashkisë Fier”

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë