Futboll

Efekti Covid-19 te Juventusi, -113 milionë euro në llogaritë e klubit

Pandemia e Covid-19 ka pasur një impakt negativ për të ardhurat e Juventusit. Sektori financiar i klubit italian bën me dije se simestri i parë i sezonit 2020-2021 është mbyllur me një humbje prej 113.7 milionë eurosh.

Në krijimin e kësaj situate ka ndikuar patjetër mbyllja e stadiumit për publikun dhe masat e tjera të marra nga autoritetet shëndetësore, pasi kanë penguar shitjen e produkteve. “Simestri i parë është penalizuar shumë, – si te të gjitha shoqëritë e këtij sektori, – nga pandemia e Covid-19 dhe masat që janë marrë për të.

Pandemia ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë te të ardhuat nga ndeshjet dhe shitja e produkteve dhe licencave. Këto efekte negative janë kompensuar pjesërisht nga e drejta televizive. Bilanci për simestrin e parë të sezonit është -113.7 milionë euro”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit bardhezi. Sigurisht, humbje kanë pasur të gjithë klubet e futbollit gjatë kësaj periudhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë