Për shkak të pandemisë, “France Football” do ta arkivojë 2020-ën pa dhënë “Topin e Artë”, por revista e madhe franceze ka vendosur të zgjedhë “Ekipin e ëndrrave të Topit të Artë”, apo më mirë 11-shin ideal të historisë së futbollit. Një 3-4-3 mitik, ku emrat flasin vetë: Jashin në portë; Kafù, Bekenbauer dhe Maldini në mbrojtje; Maradona, Ksavi, Mateus dhe Pelé në mesfushë dhe Mesi, CR7 dhe Ronaldo në sulm.

Mes shtyllave, juria e përbërë nga 140 gazetarë, ka përzgjedhur Lev Jashin, portierin e famshëm rus, përpara emrave të tjerë si Bufon, Xof dhe Kasilas. Në mbrojtje, Kafù është zgjedhur më i miri për krahun e djathtë (përpara Bergomit, Xhentiles, Turamit dhe Lahmit), Maldini më i miri në krahun e majtë (përpara Roberto Karlosit, Faketit, Kabrinit, Brajtnerit dhe Brehmes), ndërsa Franc Bekenbauer më i miri për qendrën (përpara Barezit, Kanavaros, Desai, Shireas dhe Serxho Ramosit).
Juria ka votuar Ksavi Hernadezin dhe Mateusin si mesfushorët më të mirë mbrojtës. Maradona dhe Pelé kompletojnë këtë repart si mesfushorët më të mirë sulmues. Zgjedhje që kanë përjashtuar nga “dream team” kandidatë kalibri si Xherrard, Pirlo, Rajkard, Baxho, Gulit, Platini, Toti, Ziko dhe Zidan.
Dhe në sulm tredhëmbëshi është vërtet hyjnor. “France Football” ka zgjedhur Mesin, Kristiano Ronaldon dhe Ronaldo “Fenomenin”. Një “tris” kampionësh që ka djegur fenomenë si Bekham, Best, Eto dhe Garrinça në të djathtë, Krojf, Myler, Romario, Van Basten dhe Ueah në qendër, si dhe Gigs, Henri, Rivaldo, Ronaldinjo, Rumenige dhe Stoiçkov në të majtë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje