Ne rrjet

Ekipi i OBSH udhëton në Kinë për të hetuar origjinën e Covid-19

Më shumë se një vit pas shpërthimit të koronavirusit, një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të vizitojë Kinën për të hetuar origjinën e pandemisë. Vizita e 10 ekspertëve të OBSH-së është veçanërisht e ndjeshme për regjimin kinez, i cili dëshiron të heqë nga vetja çdo përgjegjësi mbi pandeminë që deri më tani ka kushtuar jetën e 1.8 milion njerëzve në të gjithë botën.

Data e saktë e vizitës së ekspertëve nuk është sqaruar, por OBSH ka deklaruar se ajo do të zhvillohet “në javën e parë të janarit”.

Megjithëse ka arritur të eleminojë pothuajse plotësisht epideminë Covid-19 në territorin e tij, Pekini nuk ka qenë në gjendje të parandalojë presidentin në largim të SHBA Donald Trump të akuzojë rregullisht për përhapjen e virusit në planet, duke thënë se ai doli nga një laborator në Wuhan, qyteti ku koronavirusi i ri u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019.

Autoritetet kineze, nga ana e tyre, nuk e humbin mundësinë për të shprehur dyshimet e tyre në lidhje me origjinën e virusit, megjithëse fillimisht kishin njoftuar se ai ishte shfaqur për herë të parë në një treg në Wuhan ku shiteshin kafshë të gjalla.

“Gjithnjë e më shumë kërkime na çojnë në përfundimin se epidemia mund të ketë ndodhur në shumë pjesë të botës, ” tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në fundjavë.

Për shkak të Covid-19, ekspertët ndërkombëtarë të OBSH-së do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë pasi të mbërrijnë në Pekin dhe më pas të kenë tre ose katër javë për të kryer kërkimin e tyre.

Si rezultat, ata pritet të udhëtojnë në Wuhan rreth 20 janarit, pothuajse një vit pas bllokimit të këtij qyteti me 11 milion njerëz, më 23 janar 2020. Ndërsa Kina vonoi të pranonte një hetim të pavarur, ekspertët do të kenë vështirësi të gjejnë të parën shenjat e epidemisë. “Unë nuk jam optimist se ata do të arrijnë të zbulojnë ndonjë të dhënë të rëndësishme, ” tha epidemiologu Gregory Grey i Universitetit Duke në Shtetet e Bashkuara. “Do të jetë tepër e vështirë të gjurmosh origjinën e virusit.


Shkencëtarët vlerësojnë se fillimisht koronavirusi ishte shfaqur në një kafshë, por ata nuk e kanë kuptuar ende se cila është kafsha e ndërmjetme që çoi infeksionin te njerëzit.  Shtypi kinez gjithnjë e më shumë po i referohet mundësisë që koronavirusi të importohej në vend nga një produkt i ngrirë, një teori e refuzuar nga OBSH.

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të cilën Trump akuzon se është në krah të Kinës, nuk ka dyshim se ekspertët e saj do të jenë në gjendje të kryejnë kërkimet e tyre lirshëm. “Ekipi do të shkojë në Wuhan, ky është qëllimi i misionit”, tha në mes të dhjetorit kreu i menaxhimit të emergjencave të OBSH-së Michael Ryan.

“Ne jemi duke punuar me homologët tanë kinezë, ata nuk do të mbikëqyren nga zyrtarët kinezë,” siguroi ai .


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë