Vllaznia për femra vijon të dominojë futbollin vendas, teksa vitet e fundit po bën mjaft mirë edhe në arenën ndërkombëtare. Vajzat kuqeblu triumfuan 3-1 me penallti ndaj hungarezeve të Ferencvaros dhe kaluan në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, duke u bërë sërish pjesë e 32 skuadrave më të mira të Europës.
Suksesi i vajzave të Vllaznisë ka bërë krenar jo pak opinionin sportiv në vend, teksa edhe vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka komplimentuar skuadrën kuqeblu për arritjen.
“Një mbrëmje e madhe për futbollin e femrave, me Vllazninë që arriti një kualifikim të merituar për në fazën play off të UEFA Women’s Champions League, pasi mundi kampionen e Hungarisë, Ferencváros.
Një arritje e jashtëzakonshme e vajzave kuqeblu, si edhe e futbollit të femrave në Shqipëri. Investimi që jemi duke bërë te klubet e vajzave çdo vit, vazhdon të sjellë suksese dhe emocione të mëdha, duke konfirmuar rritjen cilësore. Uroj dhe shpresoj që ky sukses të pasohet nga të tjera arritje dhe Vllaznia tani të arrijë fazën e grupeve. Do të ishte padiskutim një arritje e merituar për ato vajza dhe atë klub që prej vitesh kanë bërë një punë të mrekullueshme.
Urimet më të përzemërta për Presidentin Matlija, stafin teknik, lojtaret e mrekullueshme të klubit shkodran. Jeni burim frymëzimi dhe krenaria për ne dhe çdo vajzë që dëshiron të ndjekë rrugën magjike të futbollit”, shkruan Duka
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje