Gjatë viteve të fundit, sponsorët teknikë kanë krijuar uniforma të ndryshme për ekipet e futbollit, disa prej të cilave kanë shkaktuar polemika. Disa i kanë quajtur kryevepra, disa nuk i kanë aprovuar aspak këto fanella. Por askush, të paktën për këtë vit, nuk mund ta mposhtë Bedale AFC, një skuadër amatore në Angli, që do të zbresë në fushë me 10 karota dhe një rende në portë.
Një zgjedhje origjinale që ka tërhequr edhe vëmendjen e prestigjiozes “The Sun”, duke parë formacionin e karotave. Duket diçka absurde, por është e vërtetë. Ka ndodhur për shkak të sponsorit “Heck Food”, një kompani që prodhon salçiçe dhe një pjesë të të ardhurave të saj e kalon si fond në luftën kundër kancerit të prostatës.

Edhe në vitet e mëparshme Bedale ka zbritur në fushë me fanella të veçanta. Në 2017-ën futbollistët mbanin veshur fanella me salsiçe, në 2018-ën fanella si “hot dog”. Edhe sezonin e fundit sërish fanella me salçiçe, por me pak pure bizelesh. Këtë vit “Heck Food” ka ndjekur një linjë vegjetarianë dhe fanellat duhej të adaptoheshin me këtë linjë, kështu që u zgjodh karota si simbol. Mjaft me mishin, tani vëmendja te prodhimet e tokës. Për portierin, në teori armik i lojtarëve, një rende, pikërisht ajo që i shkatërron perimet.
Duke folur për “The Sun”, një nga bashkëpronarët e “Heck Food”, Andrju Kibëll, thotë: “Jemi zbavitur goxha vitet e fundit. Gjithçka nisi disa vite më parë, me një fanellë me salçiçe dhe tani është bërë pjesë e pandashme e jona. Duket sikur nuk do të përfundojë kurrë. Kur mendojmë se ka përfunduar kjo gjë, na vjen një ide për një fanellë të re. Ka një anë shumë të rëndësishme të kësaj historie, ne kështu tërheqim vëmendjen dhe mbledhim fonde për luftën kundër kancerit të prostatës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje