Ka nisur ne Bruksel takimi i ekipit negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Delegacioni drejtohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Presidenti Thaçi, javë më parë në një konferencë për media, tha se ai do të këshillojë grupin negociator sa herë që ata kanë nevojë, ndërsa për takimin e sotëm të delegacionit, kishte thënë se përderisa ata do të jenë duke dialoguar, ai do të ishte në Brezovicë.
Pala serbe, disa herë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimet e tjera për shkak të taksës 100%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje