Ekipi olimpik shqiptar nuk do të udhëtojë i gjithi bashkë drejt Tokios për Lojërat Olimpike, që nisin më 23 korrik. Në kryeqytetin japonez ka mbërritur i pari gjimnasti Matvei Petrov bashkë me trajnerin e tij Alon Hasa, si dhe disa zyrtarë të delegacionit.
Udhëtimin e gjatë drejt Japonisë, deri në 19 orë, e kanë nisur sot edhe xhudisti Indrid Çullhaj dhe trajneri i tij Shkurt Çullhaj. Ai do të garojë në Olimpiadë më 25 korrik, ashtu si dhe qitësja Manuela Delilaj.
Më pas do ta kenë radhën notari Kledi Kadiu, kurse më 28 korrik garon Briken Calja, shpresa e madhe e Shqipërisë për medalje. Më 31 korrik konkurrojnë atleti Izmir Smajlaj dhe peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj, më 1 gusht do të jetë radha e Luiza Gegës.
Sportistët dhe drejtuesit e KOKSH-it, do të bashkohen pjesë-pjesë në Tokio deri më 23 korrik, kur ekipi olimpik shqiptar do të parakalojë në ceremoninë e hapjes, ku flamurin do ta mbajnë Briken Calja e Luiza Gega.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje