Shqipëria ka një kampion bote në bilardo. Ai është Eklent Kaçi, një 22-vjeçar nga Laçi, i cili ka fituar trofeun në kampionatin botëror të bilardos me 10 bila, që është zhvilluar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kampionat kanë marrë pjesë 64 sportistë nga e gjithë bota dhe në fund është ngritur lart flamuri shqiptar, falë talentit të Kaçit. Kaçi mundi në finale japonezin Naojuki, me rezultatin 10-6. Një fitore bindëse për sportistin shqiptar, që nga ky trofe ka përfituar edhe shumën e 100 mijë dollarëve.

Bilardisti laçian është shpallur kampion bote edhe në vitin 2018, kur triumfonte në Botërorin e bilardos me 9 bila që u zhvillua në Doha të Katarit. Gjithashtu, 22-vjeçari ka arritur rezultate të mira edhe në turne të ndryshëm europianë. Tashmë ai ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me titullin kampion bote.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje