Masat që kufizuan furnizimet globale shkaktuan rënien më të madhe të prodhimit në Francë dhe zbehën fuqishëm vrullin e rritjes ekonomike në Gjermani.
Volumi i porosive në prodhim të fabrikave në të dyja vendet u përkeqësuan në tetor, me disa prodhues të mallrave që përmendën se “vonesa të gjata” në inputet ishin përgjegjëse për anulimin ose shtyrjen e kontratave. Presionet e inflacionit u rritën mes kushteve të vështira, sipas sondazheve të IHS Markit.
“Ndërsa deri vonë, efektet e mungesës së inputeve kanë qenë më të dukshme në çmime, tani po shohim se ato kanë një ndikim të dukshëm në nivelet e prodhimit dhe volumin e porosive,” tha Joe Hayes, një ekonomist i lartë në firmën me qendër në Londër.
Aktiviteti i biznesit në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës, ra në nivelin më të ulët në tetë muaj, në tetor. Franca e përballoi disi më mirë, duke përfituar nga një interes për shërbimet turistike për shkak të kufizimeve më toleruese të udhëtimit.
Raporti vjen një javë përpara se zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane të mblidhen për të vlerësuar gjendjen e ekonomisë së eurozonës. Deri më tani, ata kanë këmbëngulur se mungesa e furnizimit do të vonojë por jo ta shkatërrojë rimëkëmbjen dhe se presionet e çmimeve së shpejti do të zbuten.
Bizneset në Gjermani dhe Francë besojnë se kanë të drejtë. Pritshmëritë për prodhimin e ardhshëm u forcuan në të dy vendet dhe punësimi u rrit.
Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje