Me fitoren e fundit ndaj Burrelit, Dinamo ka shtuar së tepërmi shanset për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar pas shumë vitesh krize të thellë. Përveç kësaj, në horizont për “Nëndetësen”, siç e njohin të gjithë skuadrën e dytë më të titulluar në vend, ka lajme shumë të mira.
Projektit të presidentit Marko Pontreli do t’i bashkohen edhe tre biznesmenë shqiptarë, duke e rritur kështu potencialin ekonomik të klubit, çka do të thotë një e ardhme ndjeshëm më e mirë për blutë. Gazeta Si mëson nga burime të besueshme se ka një akord mes presidentit italian të Dinamos dhe donatorëve të rinj, emrat e të cilëve do të mësohen shumë shpejt.

Marrëveshja dhe detajet e saj pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vazhdim, me shumë mundësi javën e ardhshme. Me afrimin e këtyre donatorëve, projekti që ka nisur presidenti Marko Pontreli për rikthimin e Dinamos në brandin e emrit që ajo ka, do të jetë edhe më i prekshëm.
Ditë të bukura duket se po vijnë për 18 herë kampionët e vendit, të cilët i kanë munguar Superiores për shumë sezone. Sigurisht, jo për fajin e tyre, por kjo është një histori tjetër. Rikthimi i “nëndetëses” nuk është i rëndësishëm vetëm për tifozët e saj, por edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje