Një 50-vjeçar, i dënuar me 20 vite burg për disa vepra penale në kohën e trazirave të vitit 1997, është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri.
Bëhet fjalë për shtetasin Bashkim Buzani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2005 nga Gjykata e Elbasanit, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
I ekstraduari është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykata e Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.
Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke, u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë. Në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur. Fillimisht grupi i armatosur u krijua në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër.
Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të armatosur me një formë bashkëpunimi të veçantë prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.
Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.
Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje