Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për veprat penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “vjedhja me dhunë”. I ekstraduari është 37-vjeçari Gëzim Toma.
Ai u arrestua falë bashkëpunimit me autoritetet policore greke më 29.11.2013, në Athinë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tri veprat penale të lartpërmendura.
Toma ishte arrestuar nga policia shqiptare në vitin 2013 për shkak se akuzohej për vrasjen e një 25-vjeçari në Krastë të Martaneshit. Pas arrestimit, ai u arratis nga burgu i Drenovës më 23 nëntor të vitit 2013, pasi kërcënoi me armë gardianët e burgut. Ndërkohë që u arrestua sërish në datë 29 nëntor po të vitit 2013 në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje