Bota

Ekuador, 116 të vdekur nga përplasjet mes bandave në burgun e Guajakilit

Të paktën 116 të vdekur dhe 80 të plagosur: ky është ende numri i përkohshëm i përplasjes së dhunshme midis bandave që ndodhi midis të burgosurve në burgun e Guajakilit në Ekuador. Autoritetet raportojnë se deri tani nuk ka viktima në mesin e policëve të burgut.

Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, një zënkë e shkaktuar nga një mosmarrëveshje mbi çështjet e pushtetit brenda burgut, shkaktoi nisjen e dhunës.

Disa të burgosurve iu prenë kokat nga rivalët, pothuajse të gjitha viktimat kanë pësuar plagë nga armët e ftohta, një dëshmi se si qarkullojnë në ambientet e burgut famëkeq amerikano-latin.

“Është për të ardhur keq që burgjet po kthehen në një territor të mosmarrëveshjeve të pushtetit midis bandave kriminale”, – tha presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, duke njoftuar masa të jashtëzakonshme në të gjitha institucionet e paraburgimit. Ngjarja dramatike ndezi një valë indinjatash në të gjithë vendin.

Presidenti Lasso e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 29 shtator, duke thënë në një konferencë për media se ajo që ka ndodhur është “e keqe dhe e dhimbshme”, dhe ka thënë se ai nuk mund të garantojë se autoritetet kanë nën kontroll situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë