Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në kokë, në Greqi.
Sipas mediave fqinje ngjarja ka ndodhur në Kavala të Greqisë, ku është gjetur i vrarë shqiptari 58-vjeçar.
Ai punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur nga pronari i tij, i cili fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën.
Më pas, mjekët kanë konstatuar se shqiptari ishte qëlluar dy herë me armë në kokë. 58-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavalas.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje