Sport

“El Terrible” Mijain Lopez një mit, fiton medaljen e katërt të artë olimpike

Sportisti kuban, Mijain Lopez, ka hyrë në histori me medaljen e fituar së fundi në Tokio 2020. Askush si ai në mundjen greko-romake. Kubani 38-vjeçar, Mijain Lopez, i njohur me nofkën “El Terrible”, ka mundur Georgia Iakobi Kajaia 5-0 në finalen e 130 kilogramëve.

Ai është bërë mundësi i parë që fiton katër medalje ari olimpike në këtë disiplinë. Më parë ka fituar në 2008-ën dhe 2012-ën në 120 kilogramë, si dhe në 2016-ën në 130 kilogramë.

Lopez bëhet kështu sportisti i gjashtë në botë që fiton për herë të katërt në Olimpiada. Ai u bashkohet miteve, si notari Majkëll Felps, sprintieri dhe atleti i kërcimit së larti Karl Ljuis, hedhësi i diskut Al Oerter, Paul Elvstrom në garat e barkave me vlea dhe mundësja Kaori Iço.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë