Politike

Elbasan, ambasadorët: Të mos shitet dhe blihet vota, me rëndësi zgjedhjet e lira

Thuajse të gjithë ambasadorët kanë një mesazh në këto prag zgjedhjesh; të mos shitet dhe të mos blihet vota.  

Gjatë një takimi me drejtuesit politik të qarqeve në Elbasan, tre ambasadorët ai i BE-së, i Francës dhe Gjermanisë nënvizuan rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

“Donim të shihnim një fushatë të përqendruar tek qytetarët shqiptare dhe jo tek sulmet dhe indimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderëve. Ajo c’ka është e rëndësishme dhe thelbësore është që këto zgjedhje të jenë të ndershme dhe transparente.  Blerja e votës është vepër penale, mos harroni edhe shitja e votës është vepër penale.  Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve që do të vizitojnë qendrat e votimit.  Këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për BE dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Ambasadorja e Frances, Elisabeth Barsacq tha se me rëndësi janë zgjedhjet të lira dhe të ndershme:  “Mendoj që heqja e gjuhës së urrejtës do të ishte gjeja tjetër e rëndësishme këtu në Shqipëri.  Është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, të votohet pa u  intimiduar, pa u shitur dhe pa u blerë vota”.

Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf nënvizoi se, “këto zgjedhje janë thelbësore për Shqipërinë dhe për BE”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë