Lajme

Elbasan, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një 50-vjeçar, i cili ishte duke ecur me biçikletë, është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “Shënkoll”.
Policia bën me dije se shtetasi A. P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G. K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me biçikletë.
I plagosuri u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë