Elon Musk u padit nga një investitor Dogecoin, i cili e akuzon atë për organizimin dhe drejtimin e një skeme piramidale me këtë kriptomonedhë. Si dëmshpërblim, paditësi kërkon 258 mld dollarë.
Kallëzimi është dorëzuar në gjykatën federale në Manhattan. Keith Johnson akuzon Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e fluturimeve hapësinore SpaceX për shantazh e reklamim të Dogecoin duke rritur artificialisht çmimin e kriptomonedhës, e më vonë duke e lënë atë në rënie të lirë.
Musk është CEO i Tesla dhe SpaceX.
“Të pandehurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë ende për ta promovuar dhe më pas për të përfituar nga tregtimi i tij,” thuhej në ankesë. Johnson pretendon në padi se “Musk përdori statusin si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar Skemën Piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim”.
Padia ka të përfshirë komente nga Warren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës.
Johnson kërkon 86 miliardë dollarë dëmshpërblim, që përfaqëson rënien e vlerës së tregut të Dogecoin që nga maji 2021, por duke e shumëzuar me tre, sa ka përllogaritur ai se mund të ishte vlera e kriptomonedhës nëse ajo do të kishte një rritje reale, sipas tij, pa ndërhyrjen dhe manipulimin e Elon Musk.
Paditësi kërkon gjithashtu që Musk dhe kompanitë e tij të ndalohen nga promovimi i Dogecoin dhe një gjykatës të deklarojë se tregtimi i Dogecoin është kumar sipas ligjit federal dhe të Nju Jorkut.
Tesla në shkurt 2021 tha se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe për një kohë të shkurtër e pranoi atë si pagesë për automjetet. Dogecoin tregtohet aktualisht me rreth 5.8 cent, nga kulmi i majit 2021 prej rreth 74 cent.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje