Ne rrjet

Elon Musk pezullon Kanye West nga Twitter… përsëri

Elon Musk ka pezulluar përsëri Kanye West nga Twitter.

“Tentova më të mirën. Përpos kësaj ai përsëri dhunoi rregullat në ndalim të dhunës. Llogaria do t’i mbyllet”, njoftoi Musk. Tani asnjë nga postimet e Ye, nuk është më në rrjet.

Pezullimi vjen pas një periudhe të nxehtë debatesh midis Ye dhe Musk. Ai ka bërë vazhdimisht komente antisemite dhe ka ndarë postime kontroverse, përfshirë një imazh të Svastikas me Yllin e Davidit.

“Më fal por ke shkuar shumë larg. Kjo nuk është dashuri”, i shkroi Musk reperit. “Kush të ka bërë ty gjykatës?”, ishte përgjigja e tij. 

Ye e dinte se pezullimi i tij ishte i pashmangshëm. Më herët të enjten, ai postoi një imazh jo të këndshëm të Musk në një jaht, së bashku me mbishkrimin: “Le ta kujtojmë gjithmonë këtë si postimin tim të fundit në Twitter #ye24”.

Ye dhe Musk janë ngatërruar në Twitter që kur Musk mirëpriti Ye përsëri në Twitter më 20 nëntor. Llogaria e reperit u kufizua më 10 tetor për dy javë pasi ai postoi komente antisemitike.

Gjithashtu të enjten, Ye hyri në një tirade antisemitike në shfaqjen “Infowars” të provokatorit të së djathtës ekstreme Alex Jones. Gjatë programit, ai u shfaq përkrah nacionalistit të bardhë Nick Fuentes dhe foli vazhdimisht për dashurinë e tij për Hitlerin dhe nazistët./BusinessInsider


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë