Elvana Gjata, e cila u përfshi në sherrin e 4 tetorit në ish-Bllok, mësohet se tri javë më parë ka thyer heshtjen përmes një letre, e cila përmban kode postare të Gjermanisë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, por detajet janë bërë publike vetëm ditën e sotme. Këngëtarja njofton se ndodhet në Gjermani për arsye shëndetësore, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për sherrin që ndodhi brenda lokalit “Monopol, edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.
“Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore. Sapo të jem në Shqipëri do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia”, shkruhet në letrën që Elvana i ka drejtuar Prokurorisë së Tiranës.
Ndonëse, më herët u raportua se “molla e sherrit” ishte vetë këngëtarja, sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, por edhe dëshmive të administruara tashmë nga grupi hetimor, këngëtarja Elvana Gjata s’ka qenë e pranishme në momentin e të shtënave ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti i vrarë Fabjol Gaxha si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Në kërkim për ngjarjen janë shpallur ndërkohë Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje