Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagoi një ditë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama para Asamblesë Kombëtare të PS.
Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj komenton emërimin e Ulsi Manjës (ish-kryetar i Komisionit të Ligjeve) në krye të ministrisë së Drejtësisë.
“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cenon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Alibeaj duke shpërndarë nga faqja e tij edhe një video që lidhet me përgjimet për dosjen e zgjedhjeve në Dibër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje