Emiliano Gjika është emëruar Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
Sipas qeverisë, ky vendim është marrë për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”.
“Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1- Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve. 2- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje