Politike

Emrat që la jashtë Parlamentit 25 Prilli

Fatmir Xhafaj është i vetmi ndër socialistët deputetë, e ish-ministër që ja doli mbanë të thyejë herësin dhe të sigurojë votat e nevojshme vetjake për të qenë pjesë e Parlamentit të ri.

Në këtë mision dështuan disa emra të njohur, si Ilir Beqaj në Shkodër, apo Pandeli Majko e Mimi Kodheli në Tiranë. Po ashtu vota vetjake penalizoi edhe Ervin Bushatin e Fidel Yllin, të pozicionuar fillimisht në ato që njiheshin si vende të sigurta të listës.

Nga PD, të njëjtin fat e kanë pësuar emra të njohur si Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Çlirim Gjata, Dorjan Teliti, Igli Cara dhe Ivi Kaso.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë