Gjykata Kushtetuese u mblodh të martën pas mbylljes së afateve të aplikimeve për kreun e kësaj gjykate.
Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare: Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj
Kushtetuesja vendosi të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në mesin e muajit shkurt, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje