Politike

(EMRAT) Votuan vetëm 8 deputetë / Gjana mbyll zgjedhjet në PD, procesi i numërimit pa surpriza

Jemi Gjana doli disa minuta para orarit zyrtar për të mbyllur procesin e votimit të anëtarësisë së PD-së për zgjedhur kryetarin e ri të partisë.
Ai deklaroi se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së, por paralamëroi një rritje të tyre, pasi sipas tij, kishte një rritje të procesit të votimit.


“Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh. Ato që kanë votuar janë në lista të veçanta, kanë votuar persona që kanë pasur kartat e identitetit. Ka pas edhe dëshira dhe simpatizantë që nuk kanë pasur kartë identiteti por që nuk janë lejuar që të votojnë. Është një numër i lartë votuesish dhe nuk ka asnjë informacion që anëtarët që kanë zgjedhur të votojnë dhe të mbështesin palën tjetër nuk kanë ardhur dhe nuk janë paraqitur sot në votimin për gjetjen e kryetarit të ri”, ka thënë Gjana.

Ndërkohë që në zgjedhjet për të zgjedhur kreun e PD-së, kanë votuar vetëm tetë deputetë të grupit aktual, nga mbi 50 përfaqësues që ka kjo forcë në Parlament. Në zgjedhje morën pjesë, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.
“Nuk është situatë normale. Janë deputetë që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Po të kthehem herët them dikur kanë funksionuar listat e proporcionalit. Nuk është normale, por zgjedhje e tyre. Do të presim shtatorin sepse në fillim të sesionit parlamentar deputetët deklarojnë përkatësinë politike. Ka një situatë që nuk vijnë në grupin PD të saj por do të mbetet për tu parë se çfarë do të deklarojnë në shtator. Kush do të jetë përkatësia e tyre“-ishte komenti i Gjanës në lidhje me këtë bojkot të deputetëve.

Lulzim Basha kishte përballë rivalin më të dobët historik Gjergji Hanin, një kandidaturë me profil të ulët politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë