Politike

Erdogan do të vizitojë Shqipërinë, e njofton nga Tirana zëdhënësi i tij

Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin ndodhet në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe paralajmëroi një vizitë të shpejtë të Erdogan në Tiranë.

Kalin foli pas takimit me Kryeministrin Rama, por nuk saktësoi një datë të mundshme të vizitës së kreut të shtetit turk.

“Sot kishim takim për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri. Kishim mundësi të flisnim me detaje si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale”, tha Kalin.

Në mediat turke thuhet se vizita ka pasur si qëllim blerjen e tre dronëve nga ana e Shqipërisë, rindërtimin i banesave të shembura nga tërmeti dhe kërkesën e përhershme të Turqisë në lidhje me gylenistët, që Ankaraja i cilëson si terroristë dhe beson se në Shqipëri strehohen ende dhjetra prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë