Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka fajësuar krizën energjetike të Europës për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës – një linjë e ndjekur nga vetë Kremlini, shkruan The Guardian.
Ai tha se kombet europiane “po korrnin atë që mbollën” duke vendosur kufizime ekonomike ndaj Rusisë.
“Qëndrimi i Europës ndaj Putinit, sanksionet e sollën Putinin në këtë pikë: “Nëse ju bëni këtë, unë do ta bëj atë,”. Ai po përdor të gjitha mjetet dhe armët e tij. Gazi natyror, për fat të keq, është një prej tyre,” tha Erdogan.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi për ndërprerjen e dërgesave të gazit nga Rusia në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream “sanksionet që u vendosën kundër vendit tonë”.
Ministrat europianë të energjisë do të diskutojnë propozimet radikale për të frenuar çmimet e energjisë kur të mbajnë një takim të posaçëm më 9 shtator — duke përfshirë kufizimet e çmimit të gazit dhe një pezullim të tregtimit të derivateve të energjisë.
Bashkimi Europian ka ndërtuar rezervat e tij të gazit në një përpjekje për t’u përgatitur për perspektivën e një ndërprerjeje ruse dhe ka një tampon për të paktën një pjesë të dimrit. Situata mund të përkeqësohet sapo rezervat të pakësohen, veçanërisht më afër fundit të sezonit të ngrohjes, ose nëse kontinenti goditet nga një ftohje e fortë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje