Nga Gazeta Si – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër Greqinë për trajtimin që po u bën refugjatëve në Mesdhe.
“Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi”, ka thënë Erdogan të martën, sipas zyrës së tij.
“Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemrat tona”, ka thënë ai.
Erdogan ka kritikuar edhe më herët Greqinë si i trajton migrantët, duke e akuzuar këtë shtet për armatosje të ishujve në lindje të Egjeut, duke shkelur traktatet ndërkombëtare.
“Armët e grumbulluara në zonën perëndimore dhe në ishuj nuk nënkuptojnë asgjë për ne, sepse fuqia dhe kapacitetet tona tejkalojnë ato”, ka thënë Erdogan sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu.
Erdogan ka thënë të hënën se Qeveria e tij do të mbrojë interesat shtetërore kundër Greqisë, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion.
Ndërsa, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë disa herë se është i gatshëm për të zhvilluar takime me Erdoganin.
Lidhjet në mes të këtyre dy vendeve fqinje – njëherësh anëtare të NATO-s janë tensionuar së fundmi.
Ankaraja beson se Greqia është duke shkelur Traktatin e Lozanës të vitit 1923 dhe Traktatin e Parisit të vitit 1947, duke armatosur ishujt.
Athina e arsyeton armatosjen duke përmendur kërcënimet nga Turqia dhe përmend të drejtën për vetëmbrojtje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje