Nisja e punimeve për mbi 500 apartamente në zonë e Laçit, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar është përshëndetur edhe nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin e tij si pikëllimin tonë. Në gusht filluan punimet dhe sot po organizojmë ceremoninë e hedhjes së themeleve për këto banesa. Shpresoj që ky projekt që përfshin 524 banesa, 42 milionë euro, të jetë i dobishëm dhe frutdhënës, tha Erdogan.
Presidenti turk deklaroi se shpresonte që shtëpitë të dorëzohen sa më parë te “vëllezëri shqiptarë që u dëmtuan nga tërmeti”.
Erdogan përshëndeti Kryeministrin Rama dhe e falenderoi personalisht atë.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama e vuri theksin tek procesi, jo thjesht si rindërtues, por edhe nxitës për rritjen e mirëqënies dhe ekonomive familjare të zonës.
“Faktikisht do të kemi një pamje krejt të re. Me kryetaren e bashkisë po punojmë edhe për transformimin e rrugës që shkon drejt vendit të shenjtë, Shna Ndojit. Që në krye të herës kam thënë që ky qytet thjesht i shihte ata që bënin peligranazh sepse nuk ofronte asnjë mundësi për të qëndruar. Me këtë rindërtim qyteti do të ketë mundësinë që mikpritjen ta ofrojë në funksion të ekonomisë së vet”, tha Rama.
Porcesi i rindërtimit në Laç është marrë përsipër nga Turqia, që ka vendosur një fond mbi 40 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje