Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pas tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt.
Sipas presidentit turk, zgjedhjet do të mbahen më 14 maj.
“Populli turk do ta bëjë atë që duhet, më 14 maj”, u ka thënë ai ligjvënësve në Parlamentin e Ankarasë.
Lideri turk e ka propozuar më parë datën 14 maj për zgjedhje, dhe shpreson që Qeveria e tij do të mbesë në pushtet deri më 2028.
Por, pas tërmeteve masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 45.000 njerëz në Turqi, ka pasur dilema nëse votimet do të mbahen siç është planifikuar.
Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet.
Ky rajon është duke u përballur me pasgoditje të fuqishme, duke e bërë pothuajse të pamundshme fushatën në atë zonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje