Futboll

Erë 120 km/h, cikloni “Ciara” ndal futbollin në Belgjikë dhe Holandë

Kjo e diel do të jetë ditë pushimi për futbollin në Belgjikë dhe Holandë. Një pushim i detyruar në fakt, për shkak të kushteve atmosferike, pasi në këto dy vende është parashikuar që të ketë erë të fortë, shpejtësia e së cilës do të shkojë deri në 120 kilometra në orë. Si Federata Holandeze e Futbollit, ashtu edhe Federata Belge e Futbollit, kanë gjykuar se në të tilla kushte nuk ka siguri, ndaj dhe kanë vendosur për pezullimin e ndeshjeve të sotme.

Në njoftimin zyrtar të Federatës Holandeze shkruhet: “KNVB (Federata Holandeze e Futbollit) vendosi të shtyjë ndeshjet e kampionatit të programuara për të dielën, më 9 shkurt, sepse në vendin tonë vjen cikloni “Ciara”, ku shpejtësia e erës mund të shkojë në 120 km/h, duke vënë në rrezik spektatorët dhe lojtarët”.

Njoftimi zyrtar i Federatës Holandeze për shtyrjen e ndeshjeve.Gazeta Si, 9 shkurt 2020

Kështu, në Holandë sot nuk do të luhen ndeshje si Utreht-Ajaks, Sparta Roterdam-Ado Den Hag, Az Alkmar-Fejnord dhe Emen-Tuente. “Në fund të mbledhjes me të gjithë klubet, autoritetet lokale dhe policinë, – bën të ditur më tej KNVB, – është arritur në konkluzionin se siguria e publikut dhe lojtarëve nuk është e garantuar për shkak të kushteve të motit”. Edhe në Belgjikë sot nuk do të luhet futboll.

Imazhe satelitore të ciklonit “Ciara”. gazeta Si, 9 shkurt 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë