Gazeta Si – Erërat e rrezikshme të luftës po fryjnë në Evropën Lindore dhe tensioni gjithnjë e më i ashpër midis Uashingtonit dhe Moskës kërcënon të përshpejtojë gjërat.
Kështu, nëse për Amerikën “është e qartë se rusët tani nuk kanë ndërmend të ulin tensionet”, me mijëra trupa të dislokuara në kufirin ukrainas, nga ana tjetër Kremlini sulmon Aleancën, përgjegjëse sipas saj për rritjen e tyre me “njoftimet histerike”. “Rusia nuk mund të injorojë aktivitetet e NATO-s”, tha zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitri Peskov.
“Dhe rreziku që forcat e armatosura ukrainase të organizojnë provokime në Donbass, tani është më i lartë”. tha ai. Gjatë gjithë kohës që ndodhen në Bruksel, 27 ministrat e Jashtëm të BE-së po kërkojnë “koordinim” në linjën që do të merret me Moskën.
Ndërohë, Ukraina pretendoi se kishte shkatërruar një “grup kriminal” të mbështetur nga Rusia që po përgatiste një sulm.
Bisedimet – Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron do të kenë një bisedë telefonike për konfliktin në Ukrainë “para fundit të javës”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Macron dje tha se dëshironte t’i paraqiste një sërë propozimesh Moskës dhe Kievit për të inkurajuar de-përshkallëzimin.
Dislokimet – NATO ndërkohë ka bërë një hap përpara dhe forcon kontigjentin në Evropën Lindore, me një mori vendesh aleate që njoftojnë dërgimin e trupave dhe automjeteve, duke përfshirë anije dhe luftëtarë.
Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë gjithashtu zhvendosjen e trupave në Balltik (fjala është për 5.000 ushtarë, të cilët mund të rriten në numër nëse është e nevojshme) dhe Pentagoni ka vënë në gatishmëri 8.500 ushtarë, ndërsa presidenti Biden ka thirrur liderët evropianë.
Ukraina – Një kërcënim për pushtim të Ukrainës nga Rusia “nuk ekziston” për momentin. Kështu deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexei Reznikov në një intervistë për televizionin ICTV në Kiev.
“Ka skenarë të rrezikshëm, ato janë të mundshme në aspektin e probabilitetit në të ardhmen”, shtoi Reznikov, “por deri më sot, një kërcënim i tillë nuk ekziston”. “Deri tani, – këmbënguli ai, – forcat e armatosura ruse nuk kanë krijuar njësi sulmi të afta për të treguar se janë gati për një ofensivë të nesërme”.
Pozicioni evropian – “Ka një unitet të fortë midis Shteteve Anëtare dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, me “vendosmërinë për të qenë gati.
Puna është shumë e avancuar për të qenë në gjendje të vendosim një masë të fortë parandaluese dhe të fuqishme në rast se dialogu dështon.
“Nëse ajo fillon shkeljet e ardhshme të sovranitetit territorial të Ukrainës ose agresionin, ne do të reagojmë shumë fuqishëm, do të ketë pasoja të forta politike dhe kosto masive ekonomike do t’i shkaktohen agresorit”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit të BE-së, kur u pyet për sanksionet e mundshme kundër Rusisë për krizën ukrainase.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje