Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka zhvilluar sot garën në kategorinë deri në 81 kilogramë, ku zuri vendin e parë në baterinë B. Pas konkurrimit edhe të peshëngritësve të baterisë A, Qerimaj u rendit i 9-ti. Në stilin e shkëputjes shkodrani e nisi garën me 151 kilogramë dhe pati sukses. Më pas ai ngriti 155 kilogramë në provën e dytë dhe 157 kilogramë në provën e tretë.
Në stilin e shtytjes Erkand Qerimaj ngriti 181 kilogramë në provën e parë, por nuk mundi të kalonte me sukses provën e dytë dhe të tretë, ku tentoi respektivisht 185 dhe 187 kilogramë.
Në dygarësh peshëngritësi ynë ngriti 338 kilogramë dhe u rendit i 9-ti në botë. Para Qerimajt konkurroi edhe peshëngritësi tjetër, Briken Calja, i cili zuri vendin e 4-t dhe nuk arriti të merrte medalkje vetëm për një kilogram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje