Partia Socialiste zgjodhi një tjetër grua për postin e nënkryetares së Kuvendit. Ajo do të jetë deputetja Ermonela Felaj.
Ndërkohë PS caktoi edhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.
Mimi Kodheli do të ketë drejtimin e Komisionit për Politikën e Jashtme.
Komisioni i Ligjeve do të drejtohet nga Klotilda Bushka, Komisioni I Ekonomisë dhe Financave nga Eduard Shalsi, ai i Sigurisë Kombëtare nga Nasip Naço dhe Arben Pëllumbi Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese.
Opozita nga ana tjetër merr Komisionin e Integrimit Europian, Medies dhe Shëndetësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje