Ertjan Kofsha u shpall kampion i Europës për të rinj në stilin e shkëputjes në kampionatin që po zhvillohet në Rumani.
Peshëngritësi 18-vjeçar ishte më i miri në këtë stil duke ngritur 153 kilogramë në provën më të mirë për peshën deri 89 kilogramë.
Ertjani më pas u rendit i treti në shtytje me 184 kilogramë dhe dygarësh me 337 kilogramë në total, duke marrë 2 medalje bronzi. Ai kaloi me sukses të gjitha provat. Ertjan Kofsha edhe më herët ka patur sukses në kampionatet e moshave, ku ka marrë medalje.
Në Europianin e të rinjve që po mbahet në Bukuresht paraqitje të mirë patën edhe Enkileda Carja e Samoel Rasa, të cilët u përfshinë mes më të mirëve në garën e tyre. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje