Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Europën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar është shprehur kundër dhunës së përdorur gjatë protestës së 8 janarit zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike. Protestë kjo e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërsa dënoi dhunën ai tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
I pyetur gjithashtu për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij duke u ndjekur nga mbështetësit, Escobar tha se përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin dhe se nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve apo me jetën e tij politike.
Ndërsa më tej theksoi se votuesit duhet të refuzojnë sjelljet e dhunës. I pyetur nëse do të ketë sanksione të tjera, ai u shpreh i prerë se nuk do të donte të fliste për shumë arsye, ndërsa shtoi se do të ketë përcaktime të tjera në rajon.
Ai gjithashtu tha se shpreson që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një kohë të shkurtër, pasi ka bërë shumë në këtë drejtim. Është vend evropian nga aspekti kulturor, ekonomik dhe historik. Dhe argumenti ynë për ato pak vende të Bashkimit Evropian që janë skeptikë, është se nëse marrin si shembull përvojën tone amerikane me Shqipërinë dhe NATO-n, ata duhet ta dinë që Shqipëria do të jetë një anëtare e vlefshme dhe konstruktive, sepse e ka dëshmuar këtë në NATO.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje