Zv.ndihmës Sekretari i DASH, Gabriel Escobar ka deklaruar se ai nuk do të ulet dhe nuk do të këtë bashkëpunim me Partinë Demokratike nëse Sali Berisha merr drejtimin.
“Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj”, tha ai në një intervistë për News24.
Por a ka zgjedhur Departamenti i Shtetit më parë edhe organizata politike që kanë qenë në listë të zezë?
“ …Shumë rrallë …”, u përgjigj Escobar
Zv.Ndihmës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, tha se Shqipëria do duhet të hetojë për ta ditur përgjigjen e pyetjes pse SHBA e shpalli non grata familjen Berisha.
“Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit”, tha Escobar.
I pyetur nëse SHBA do japë prova dhe dosje dhe të dhëna për sistemin shqiptar të drejtësisë kur vjen fjala tek rasti i zotit Berisha dhe familjes së tij, ai tha:
“Kemi një sistem të shkëlqyer bashkëpunimi në ligjzbatim dhe bashkëpunim ligjor dhe po, mund ta bëjmë”.
Ai sqaroi se vendimi ndaj Berishës nuk është politik por institucional i filluar nder vite edhe para kësaj administrate
“Kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”, tha Escobar.
Escobar tha gjithashtu se do të ketë më shumë persona të përfshirë në listën ‘non grata’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje