UEFA, nëpërmjet komisionit të saj mjekësor, është duke punuar për një protokoll që do të garantonte një Europian të qetë dhe pa raste infektimi me Koronavirus. Plani i institucionit që drejton futbollin europian parashikon vaksinimin e 600 futbollistëve që do të marrin pjesë në kompeticion (25 për secilën nga 24 skuadrat finaliste) dhe gjithë stafeve teknike dhe drejtuese.
Kjo është mënyra e vetme për të pasur një turne pa “kurthe” virale. Situata për momentin është shqetësuese. Pas ndeshjeve eliminatore të marsit disa skuadra kombëtare kanë pasur probleme me infektimin e lojtarëve dhe stafit. Tek Italia, për shembull, ishin rreth 20 të infektuarit pas këtyre ndeshjeve, lojtarë dhe pjesëtarë stafi.

Për këtë arsye, UEFA ka rritur vigjilencën. Protokollet e licencuara nga UEFA dhe federatat e vendeve anëtare (në bashkëpunim me qeveritë) nuk mjafton më për ta bërë futbollin imun nga infektimi. Për të pasur një turne pa Covid në fushë dhe në shkallët e stadiumeve, të gjithë duhet të jenë të vaksinuar ose imunë. Nuk ka rrugë tjetër për ta çuar në fund kompeticionin e shtyrë me një vit pikërisht për shkak të Koronavirusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje