Futboll

Euro 2020/ Qeveria italiane jep “ok”-in për publikun në stadium

Qeveria italiane ka dhënë lejen për praninë e tifozëve në stadiumin “Olimpico” për ndeshjet e Europianit që nis më 11 qershor. Ministri i Shëndetit, Speranca, i ka dërguar presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, një shkresë zyrtare për praninë e tifozëve dhe tani ajo do t’i përcillet menjëherë UEFA-s.

Miratimi për prezencën e publikut në stadium është dhënë pak orë para afatit të vendosur nga UEFA për qytetet që do të presin ndeshjet e Europianit. Organizatorët duhet të paraqesin brenda së mërkurës protokollet shëndetësore që kanë të bëjnë me mbushjen e plotë apo të pjesshme të stadiumeve.

“Disponibiliteti i qeverisë është diçka shumë e mirë, që i bën mirë vendit, jo vetëm futbollit. Falënderoj Ministrin e Shëndetit, Roberto Speranca, që ka qenë i gatshëm për zgjidhjen më të mirë për publikun në stadiumin e Romës gjatë Europianit të ardhshëm”, – ka thënë Gravina, presidenti i federates italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë