Politike

Eurodeputeti grek vjen në Shqipëri për Fredi Belerin, por edhe çështjen e pronave në Himarë

Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të mërkurën, më 19 korrik, ai do të kryesojë një mbledhje të Komitetit të përbashkët BE-Shqipëri, ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Mediat greke njoftojnë se ai do të vizitojë gjithashtu qytetin e Himarës dhe kryetarin e zgjedhur të saj, Fredi Beleri, (i cili po mbahet në paraburgim), për t’u informuar “për çështjen e pronave dhe shpronësimet e pronave të banorëve të bashkisë.”

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët BE-Shqipëri do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, lirinë e medias, luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Anëtarët e Komitetit të Përbashkët do të kenë takime me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Brendshëm, përfaqësues të partive opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë