Ndërkohë që Europa po lehtëson masat e izolimit, shumë qeveri po përpiqen të zgjerojnë testet e antitrupave për të zbuluar se sa prej qytetarëve të tyre ishin infektuar, me shpresën që do t’i ndihmojë të hartojnë strategji për të shmangur një valë të dytë të rasteve të Covid-19.
Por se si, apo edhe nëse do të përdoret informacioni mbetet e paqartë, duke ngritur rrezikun që fondet publike po harxhohen pa ndonjë përfitim dhe qeveria po humbet kohë. Zvicra, e cila ka zhvilluar testin e vet të antitrupave Covid-19, është një nga vendet që nuk po ndjek këtë strategji,
“Qeveria deri më tani nuk ka blerë asnjë test antitrupash” tha një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë të enjten. “Aftësia e tyre për të na informuar mbetet shumë e pasigurt” tha ai.
Por shumë prej qeverive europiane janë të bindura se antitrupat janë çelësi për frenimin e pandemisë.

Gjermania tha javën e kaluar se do të blinte tre milionë teste antitrupash nga Zvicra këtë muaj dhe pesë milion në qershor. E shqetësuar për të siguruar sa më shumë furnizime me teste, Finlanda po prodhon po ashtu testet e veta.
Danimarka, një nga vendet e para të Europës që rihapi shkollat, të hënën filloi studimin e parë të antitrupave, i cili përfshin testimin e 2600 njerëzve, duke përdorur një test të prodhuar nga Kina.
Edhe Italia ka marrë këtë javë 150,000 teste antitrupash dhe do të fillojë të testojë fillimisht banorët e Bergamos dhe Milanos.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mënyra më e efektshme për të parandaluar rastet e reja dhe për të shpëtuar jetë është prishja e zinxhirëve të transmetimit të Covid-19.
“Ju nuk mund të luftoni me një zjarr të ndezur. Dhe ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar”, deklaroi ajo në një postim në Twitter.
Testet e antitrupave janë krijuar për të zbuluar proteinat e sistemit imunitar që njerëzit zhvillojnë si përgjigje ndaj një infeksioni.
*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje