Bota

Europa nis vaksinimin anti-covid, Italia dhe Greqia marrin dozat e para

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë filluar zyrtarisht një përpjekje të koordinuar për vaksinmin anti-covid të 450 milion qytetarëve të tyre, duke shënuar një moment shprese në kontinent.

Vaksinat nisën t’u jepen mëngjesin e sotëm njerëzit më të rrezikuar dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë bllokun.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se shpërndarja masive e vaksinës ishte “një moment prekës” për unionin.

Në Pragë, kryeministri çek Andrej Babis mori i pari dozën e vaksinën në vendin e tij në agim duke deklaruar përpara kamerave se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”. Në Romë, pesë mjekë dhe infermierë u ulën në një gjysmë rrethi në spitalin e sëmundjeve infektive Spallanzani për të marrë dozat e tyre.

Në Itali nën masa të rrepta sigurie të shtunën në këtë spital mbërriten 9750 dozat e para të vaksinës.

Këtë mëngjes, në orën 7:20 të mëngjesit, doktoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia Alivernini dhe punonjësi i shëndetit social Omar Altobelli ishin të parët në Itali që morën vaksinë kundër Covid-19. Vaksinimet do të vazhdojnë sot edhe në spitalin e Codonjos, ku mjekët zbuluan më 20 shkurt pacientin e parë me koronavirus, që shënoi edhe fillimi i makthit në Itali, i cili deri më tani ka çuar në mbi dy milion të infektuar dhe gati 72,000 vdekje. Brenda mureve të repartit të reanimacionit, një infermiere, kryemjeku i dhomës së urgjencës dhe presidenti i Shoqatës Mjekësore të Lodit, Massimo Vajani, do të vaksinohen së pari këtë mëngjes. Ndërkohë, kryeministri Xhuzepe Konte tha se 27 dhjetori do të mbetet e ngulitur përgjithmonë në historinë e Italisë”.

Në Itali po hapet një zyrë simbolike për fillimin e fushatës së administrimit të vaksinave Pfizer-Biontech , e cila po shpërndahet njëkohësisht në të gjitha rajonet italiane dhe në të gjithë Europën, megjithëse dje Hungaria, Sllovakia dhe Landi Gjerman i Saksonisë-Anhalt të bënin vaksinimet e para. Vaksina mbërriti në Krishtlindje nga kompania mëmë në Belgjikë, më pas u dërgua në Romë dhe që prej natës së kaluar është shpërndarë me aeroplanë, kamionë dhe makina të shoqëruara nga forcat e armatosura në qendrat e vaksinimit.. Në Lombardi, rajoni më i prekur nga epidemia, që nga vala e parë, u shpërnda grupi më i madh me 1,620 doza, më pas 975 në Emilia Romagna, 955 në Lazio, 910 në Piemonte dhe 875 në Veneto.

Dorëzimi i vaksinës në spitale, e cila duhet që fillimisht të shkrihet pasi vaksina ruhet me -75 gradë, do të bëhet, sipas planit të Komisionerit për Emergjencën Domenico Arcuri , duke u dhënëve dozat e para mjekëve, infermierëve, specialistëve dhe të moshuarve.

Greqi

Sipas planit, sot 50 persona pritet të vaksinohen në çdo spital grek, një proces që do të zhvillohet njëkohësisht nga ora 13:00 deri nëorën 17:00.

Përveç Presidentit të Republikës, Kryeministri dhe drejtuesit e tjerë politikë që do të vaksinohen, në një lëvizje mjaft simbolike, drejtorët e të gjitha spitaleve të Atikës, si dhe drejtuesit e secilit departament të spitaleve do të marrin keto ditë dozat e para.

Pak pas orës 8.30 të mëngjesit, vaksinat e para kundër koronavirusit arritën në dy spitalet e Atikës, Attikonit dhe Evangelismos, ku vaksinat e para do të bëhen sot. Vaksinat mbërritën në të dy spitalet nën masa të rrepta sigurie, pasi janë grupet e para të vaksinave që transportohen në spitalet në vendin fqinj.

Transferimi i vaksinave nuk është një proces i thjeshtë, pasi ato duhet të nxirren nga frigoriferët specialë, të cilat qëndrojnë në një vend të fshehtë. Sapo vaksinat të dalin nga frigoriferët e veçantë ato do të kenë një “jetëgjatësi” prej 5 ditësh dhe do të transportohen në spitale me frigoriferë të veçantë ku temperatura do të jetë 2-5 ° C.

Të gjithë janë drejtuar nga “Evangelismos”, ku një infermiere dhe një i moshuar do të vaksinohen të parët, duke simbolizuar grupet prioritare.

Efstathia Kampisiouli, infermiere në spitalin më të madh në vendin fqinj do të jetë gruaja e parë greke që do të vaksinohet në 13:00 së bashku me një të moshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë