Ne rrjet

Europa, një vit më pas…

Ka kaluar një vit që kur Europa u gjend përballë kufizimeve më të ashpra të vendosura ndaj perëndimit që nga Lufta e Dytë Botërore. Më 9 mars, e gjithë Italia hyri në karantinë totale, duke urdhëruar 60 milion banorët e vendit fqinj të qëndronin në shtëpi.

Shkollat, universitetet dhe të gjitha bizneset jo thelbësore u mbyllën. Vetëm supermarketet, bankat, farmacitë dhe zyrat postare mund të qëndronin të hapura. Të gjitha udhëtimet brenda vendit u ndaluan. Pas Italisë, Spanja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në 14 mars, duke njoftuar një bllokim të përgjithshëm për më shumë se 46 milion njerëz. Franca ndoqi Spanjën më 17 mars, duke u thënë banorëve të qëndronin brenda me përjashtim kur dilnin për blerje të ushqimeve dhe detyrave të tjera thelbësore, ndërsa Gjermania vendosi në atë kohë për masa të ashpra të distancimit shoqëror, por pa bllokim zyrtar.

Brenda disa ditësh, pjesa më e madhe e kontinentit ndoqi shembullin e Italisë. Deri në 18 mars, gjysma e popullsisë së Europës, më shumë se 250 milion njerëz, ndodhej në bllokim, ndërkohë që rastet e koronavirusit po dyfishoheshin çdo tre, apo dy, ditë.

Dhe një vit më vonë, disa vende kanë vendosur të zgjasin izolimet e dyta apo të treta që nga ajo kohë dhe masat ekstreme të vendosura për herë të parë në Itali nuk duken më aq tronditëse.

Përveç një pushimi të shkurtër veror, pjesa më e madhe e Europës ka qënë nën izolim për pjesën më të madhe të vitit, duke kufizuar aktivitetin e bar-restoranteve, protestat teatrot dhe koncertet.

Psikologjia kolektive ka ndryshuar

Karantina ndryshoi perceptimet dhe përparësitë e europianëve. Pothuajse 70% e njerëzve në Europë janë të bindur se duan të punojnë më shumë nga shtëpia në të ardhmen.

Gjashtë në 10 qytetarë europianë mendojnë se mënyra e shpenzimeve kishte ndryshuar, me 74% që ishin të gatshëm të paguanin më shumë për produktet e prodhuara në shkallë vendi. Gjysma thanë se vlerësonin më shumë marrëdhëniet me miqtë dhe familjen. Gati 40% dëshironin më shumë hapësirë ​​në shtëpi, duke menduar të shtonin një ballkon apo një kopsht.

“Ne kemi parë diçka të ngjashme pas krizave të tjera të mëdha si kriza financiare ose sulmet terroriste të vitit 2015 në Paris,” tha Frédéric Dab, një nga udhëheqësit e sondazhit. “Në këto raste dëshira për ndryshim qenë gjithmonë më e fortë.”

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në krahasim me një vit më parë”, tha Dab. “Karantina përshpejtoi jashtëzakonisht trendet që ekzistonin. Pandemia ka qenë një ngjarje që ndodh një herë në një brez, duke ndryshuar qëndrimet ndaj sjelljes së konsumatorit, vendeve të punës, apo edhe shtëpive. Është shumë shpejt për të thënë nëse këto trendë do të çojnë në ndryshime të përhershme, por psikologjia kolektive me siguri ka ndryshuar. ”

Pasojat

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se gjermanët po luftojnë shumë më shumë me çështjet e shëndetit mendor gjatë bllokimit të tyre të dytë sesa i pari.

“Studiuesit në Universitetin e Saarland zbuluan se kënaqësia nga jeta ishte zvogëluar ndjeshëm dhe se shqetësimet, stresi dhe depresioni janë rritur”, tha udhëheqësja e studimit, Dorota Reis. Vlerësimet e njerëzve për shoqërinë gjithashtu “kanë ndryshuar në mënyrë drastike”.

Mbyllja e zgjatur e shkollave dhe universiteteve dhe humbja e vendeve të punësimit ka ngarkuar tek të rinjte dhe studentët që mbajnë barrën e masave të hartuara kryesisht për të mbrojtur një brez shumë më të vjetër.

Një studim në Francë vuri në dukje një rritje prej 50% të studentëve që tregojnë “shenja shqetësimi psikologjik”. Autoritetet holandeze kanë thënë se disa pavijone psikiatrike të të rinjve janë me kapacitet të plotë, ndërsa gjatë valës së dytë Italia regjistroi një rritje prej 30% të numrit të të rinjve që tentojnë vetëvrasje.

Në Spanjë, fëmijët vuajtën në mënyrë joproporcionale, pasi nuk u lejohej të linin shtëpitë e tyre për të luajtur jashtë, ose madje të shoqëronin prindërit e tyre në supermarket.

Një vit më vonë, është bërë e qartë se bllokimet e rrepta duhet të vendosëm sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ulja e kurbës së infeksionit është shumë e vështirë kur epidemia është në rritje. Për shembull, Italia hyri në bllokim vetëm pesë javë pas rastit të saj të parë, kur tashmë ishin konfirmuar 7,300 raste.

Një muaj më vonë, ajo kishte 160,000 raste të konfirmuara. Në mënyrë të ngjashme, bllokimi i rreptë kombëtar i Spanjës filloi kur më shumë se 4200 raste Covid dhe deri më 5 prill, ajo kishte kapërcyer edhe Italinë. Polonia u mbyll pas vetëm 29 rastesh dhe përjetoi një valë të parë shumë më të kontrolluar. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë